Albulena Haxhiu propozohet për kryetare të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Propozimin e bëri bashkëpartiaku i saj, deputeti Glauk Konjufca.

“Të nderuar deputetë, të nderuar kryesues të kësaj seance, shumë të dashur përfaqësues të institucioneve të shtetit, të nderuar ambasado,r të pranishëm ju gazetarë që po e përcillni këtë seancë, mirë se po e gjejmë njëri- tjetrin në themelimin e kësaj legjislature. E uroj secilin prej jush që jeni zgjedhur nga ana e popullit, ju dëshiroj suksese dhe uroj që në këtë Kuvend të punojmë në frymë të bashkëpunimit. GP e propozon deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit të Republikës”, tha Konjufca.


Go to TOP