Sllovenia fiton medaljen e artë në kërcim me ski
Sllovenia ka fituar medaljen e artë olimpike në garën ekipore miks në kërcim me ski në Lojërat Dimërore Milano–Cortina.
Në krye të suksesit kanë qenë vëllëzërit dhe motra Prevc, Nika dhe Domen.
Ekipi slloven, bashkë me Anze Lanisek dhe Nika Vodan, ka zhviluari kërcime shumë të qëndrueshme dhe e ka përfunduar garën me 1069.2 pikë, duke lënë pas Norvegjinë që ka fituar të argjendtën dhe Japoninë që është renditur e treta.
Fitorja është vulosur nga kërcimi i fundit i Domen Prevc, i cili ka arritur 102 metra dhe e ka siguruar medaljen e parë të artë për Slloveninë.
