Italia fiton medaljen e bronztë në stafeten miks

Italia ka arritur një sukses të madh para tifozëve vendas, duke siguruar medaljen e bronztë në curling, stafeten miks, me Stefania Constantini dhe Amos Mosaner që mposhtën Britaninë e Madhe 5-3.

Skuadra britanike nuk arriti të vendoste shumë ‘guraleca’ në lojë, ndërsa gurët e Constantinit dhe Mosaner qëndruan në pozicionin vendimtar, duke u dhënë italianëve mundësinë për të kryer take-out-in vendimtar dhe për të mbyllur takimin.

Për Jen Dodds dhe Bruce Mouat ishte një zhgënjim i madh, duke u renditur për të dytën herë radhazi në vendin e katërt, pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer në round robin (8-1).


Go to TOP