Sadiku: Pa digjitalizim, politika mbetet terren për korrupsion dhe diskrecion

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka deklaruar se teknologjia nuk e rregullon politikën dhe nuk e zëvendëson guximin politik.

Sipas tij, pa teknologji, politika vazhdon t’i prish të gjitha të tjerat: buxhetin, institucionet dhe besimin e njerëzve. Sadiku thekson se një shtet që funksionon me letra dhe telefonata funksionon me diskrecion, jo me rregulla.

“Aty fshihet joefikasiteti. Aty mbijeton korrupsioni”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka theksuar se sistemet dixhitale nuk i bëjnë liderët më të mençur, por i bëjnë veprimet të gjurmueshme, justifikimet të dukshme dhe përgjegjësinë të pashmangshme.

“Prandaj dixhitalizimi gjithmonë kundërshtohet i pari. Jo sepse është i vështirë, por sepse ia heq rehatinë pushtetit”, ka përfunduar Sadiku. /Kosova.info/

Go to TOP