Fushë Kosovë, një person thërret me thikë
Një person është plagosur mbrëmjen e së dielës pas një sulmi me thikë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, dhe viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar incidentin.
“Sot rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka deklaruar ajo.
Prev Post
Trepça thyen Yllin
