Kelmendi: Duhet urgjentisht kthimi te listat e mbyllura, po dhunohet vullneti i votuesve
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit në proceset zgjedhore duke kërkuar kthimin urgjent te sistemi i listave të mbyllura zgjedhore.
Sipas Kelmendit, një pjesë e klasës politike ka dëshmuar qartë se nuk është e përgatitur për demokraci funksionale dhe rregulla të ndershme loje. Ai thekson se manipulimet dhe “vjedhjet” mes vetë kandidatëve brenda subjekteve politike janë sinjal alarmi për mënyrën se si këta individë mund të sillen më pas në institucione.
“Kur e vjedhin njëri-tjetrin, çka mund të pritet prej tyre në institucione?”, shtron pyetjen Kelmendi duke e cilësuar situatën si dhunim të hapur të vullnetit të qytetarëve.
Ai propozon që, deri në momentin kur skena politike të tregojë pjekuri demokratike, kandidatët të garojnë për renditje më të mirë brenda listave të mbyllura të subjekteve të tyre, e jo përmes praktikave që, sipas tij, njollosin procesin zgjedhor.
“Mos ta dhunojnë kështu, për faqe të zezë, vullnetin e votuesve”, përfundon Kelmendi. /Kosova.info/
