Deda: Zgjedhjet e fundit tregojnë nevojën për një model që largon faktorin “njeri”
Analisti Ilir Deda ka reaguar ndaj rasteve të supozuara të manipulimit të votave nga komisionarë të ndryshëm të partive politike gjatë zgjedhjeve për deputetë.
Sipas tij, qindra komisionarë mund të jenë përfshirë në veprime që përbëjnë vepra penale duke ngritur pyetjen nëse do të ketë ndëshkime, burg ose gjoba financiare, si shenjë e respektimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit.
Deda thekson se kjo situatë tregon qartë nevojën për një model zgjedhor që minimizon ndikimin e individëve duke reduktuar mundësinë e manipulimeve.
Ai gjithashtu nënvizon se përgjegjësia duhet të jetë edhe tek partitë politike që kanë dhënë urdhër për këto veprime duke kërkuar pasoja për çdo manipulim të votave. /Kosova.info/
