Përdor vulë jozyrtare për dokumente, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Është arrestuar një person në Podujevë si i dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve.

“Personi i arrestuar A.B, (mashkull), dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka falsifikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij, agjenci sigurimi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Go to TOP