Imri Ahmeti jep dorëheqje nga pozita e sekretarit të LDK-së
Burime të Kosova.info brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës bëjnë të ditur se Imri Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të LDK-së, pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas këtyre burimeve, Ahmeti ka kërkuar reflektim të thellë brenda partisë duke theksuar se rezultati zgjedhor është tepër i rëndë dhe nuk duhet neglizhuar nga strukturat drejtuese të LDK-së. /Kosova.info/
