Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit, shpreh mirënjohje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar në fundvit institucionet e sigurisë, duke falënderuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre të pandërprerë në garantimin e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës.
“Edhe këtë fundvit vizituam institucionet tona të sigurisë, gratë dhe burrat tanë që edhe në ditë feste, qëndrojnë në detyrë për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës sonë”, shkroi Osmani në ‘Facebook’.
“Puna e tyre edhe gjatë ndërrimit të motmoteve është dëshmi e zbatimit të ligjit dhe e mbrojtjes së qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë të vitit. Për këtë punë të palodhur dhe për këtë shërbim jetik, shprehim mirënjohjen më të thellë. Le të jetë Viti i Ri një vit i përparimit të mëtejshëm dhe i shërbimit me nder ndaj Republikës së Kosovës”, tha ajo. /Kosova.info/
