Osmani takon Kallas, kërkon heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas. Ajo ka kërkuar nga Kallas që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat e vëna nga Bashkimi Evropian.
Osmani ka thënë se e ka falënderuar Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës.
“Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave”, ka thënë ajo. /Kosova.info/
