Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës
Edon Zhegrova startoi për herë të parë në një ndeshje me Juventusin.
Juventusi fitoi 2:0 ndaj Pafos, ndërkohë Edon Zhegrova luajti pjesën e parë, për t’u zëvendësuar në të dytën.
Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i tij.
“Fitore e madhe sonte. I falënderoj nga zemra krejt tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Kjo energji na dërgon gjithnjë e më larg. Deri në fund, Forza Juventus”, shkroi Zhegrova.
