Peci: Shpërbërja e Listës Serbe nuk ndryshon realitetin politik në Kosovë

Diplomati dhe analisti Lulzim Peci ka komentuar situatën politike lidhur me Listën Serbe në Kosovë duke theksuar se një shpërbërje eventuale e saj dhe krijimi i një partie të re me strukturë dhe anëtarësi të njëjtë praktikisht nuk do të ndryshojë situatën.

“Në fakt, nuk do të bëjmë asgjë: ata do të kenë të drejtë të regjistrohen si subjekt i ri dhe të marrin pjesë në zgjedhje, si çdo parti tjetër që i plotëson kushtet ligjore,” tha Peci.

Ai shtoi se sa kohë udhëzimet nga Beogradi dhe sjellja politike mbeten të njëjta, situata do të mbetet e pandryshuar duke denoncuar hipokrizinë e kauzës së shpifur ndaj Listës Serbe.

“Situata mund të ndryshohet vetëm me politika të mençura dhe partneritete me vendet që e njohën dhe ndihmuan krijimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht nëse ka apo nuk ka Listë Serbe,” përfundoi Peci. /Kosova.info/


Go to TOP