KGjK dhe OAK diskutojnë thellimin e bashkëpunimit për funksionim më efikas të sistemit gjyqësor

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj së bashku me kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija, pritën sot në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Besnik Berisha dhe nënkryetarin, Naim Rudarin.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet koordinuese në mes të dy institucioneve, përfshirë mbajtjen e seancave gjyqësore, përfaqësimin profesional, respektimin e listës së avokatëve sipas detyrës zyrtare, zhvillimet e kapaciteteve për komunikim elektronik, tarifën e avokatëve dhe çështje të tjera.

“Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan për zhvillimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, për çështjet e ngritura”, njofton KGJK. /Kosova.info/

Go to TOP