OVL e UÇK-së: Sikurse 13 vjet më parë, sërish do të triumfojë drejtësia

Trembëdhjetë vjet më parë Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata në Hagë ku po gjykohej për krime lufte. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së këtë e quan vulë të së vërtetës e fitore historike të Ushtrisë Çlirimtare, përballë Serbisë.

“Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese”, thotë OVL e UÇK-së.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur besimin se e njëjta   të ndodhë edhe me ata që sot janë të ulur në bankën e të akuzuarve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Sot, si atëherë, OVL UÇK qëndron me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt.

Organizata e Veteranëve të Luftës thotë se, lufta e UÇK-së nuk është njollosur kurrë, as në fushëbetejë, as në gjykatë.

“Ashtu siç u provua e drejta për komandantët e tjerë, edhe për ta do të vijë dita e bardhë, sepse lufta e UÇK-së nuk është njollosur kurrë, as në fushëbetejë, as në gjykatë”, thotë OVL e UÇK-së. /Kosova.info/


Go to TOP