Hoti – Osmanit: Autogol diplomatik për vendin me “900 banda kriminale”, ulin kredibilitetin e vendit

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila dje në “Politico” tha se kanë shkatërruar “900 banda kriminale”.

Postimi i Hotit:

“900 banda kriminale të shkatërruara” nuk është vetëm një statistikë e rreme, por është autogol diplomatik që i bëhet Kosovës. Kjo nuk tregon sukses, por i jep botës mesazhin e rremë se Kosova është e zhytur në krim të organizuar.

Deklarata të tilla tragjikomike e ulin kredibilitetin e Kosovës dhe e dëmtojnë imazhin, duke e vendosur në listë me vendet problematike të botës.

Kosova ka nevojë për lidership dinjitoz, serioz dhe të përgjegjshëm.

Sigurisht se ky i fundit nuk është rasti i vetëm. Dëmi po mbetet, pavarësisht sqarimit, që po e dëshmon mungesën e seriozitetit.

Kështu ndodh kur tentohet të përdoret çdo medium, në vend e jashtë, për t’i shërbyer partnerit të saj në krye të qeverisë.

Detyrë e saj është të merret me ndërprerjen të partneritetit strategjik me SHBA, me sanksionet nga BE, me funksionimin joligjor të qeverisë, me emërimin e kryeprokurorit e raste të tjera. Këto i ka harruar. Fundi po vjen, asnjë rezultat, vetëm shërbim me devotshmëri në agjendën shtetrrënuese të partnerit të saj.

Go to TOP