Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj birit të tij

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.

I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

 Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin. /Kosova.info/


Go to TOP