Krasniqi kritikon Kurtin: 600 milionë euro të humbura nga inaugurimi i kryetarëve kukulla në veri
Analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit për shpenzimet e mëdha gjatë inaugurimit të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.
Sipas tij, këto aktivitete kanë kushtuar mbi 600 milionë euro fonde të humbura nga programet IPA dhe WBIF, sipas raportimeve të GAP.
Krasniqi thekson se përfitimi real ka qenë i vogël, ndërsa kryetarët serbë të Listës Serbe tashmë janë rikthyer në komunat e tyre, madje me mbështetje më të madhe ndërkombëtare.
Ai vlerëson se Kosova ka humbur kohë dhe fonde të konsiderueshme, ndërsa sipas tij, një pjesë e opinionit mbetet e bindur se Kurti ka arritur të mposhtë Serbinë, gjë që ai e konsideron iluzore. /Kosova.info/
