Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV), duke iu referuar raportit
e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportin e Komisionit
Evropian, të datës 04.11.2025, njofton se në shtetin e Hungarisë është e pranishme sëmundja
Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në fermat
komerciale dhe në shpezët e egra në njësitë adminisytrative Jasz, Nagykun dhe Szolnok të shtetit
të Hungarisë.
Në përputhje me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi dhe në zbatim të masave
parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, shpezëve si dhe sigurisë ushqimore në
Republikën e Kosovës, AUV vendos si vijon:
Ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e
infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga
sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 km larg zonave të prekura.
Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të
situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
së Republikës së Kosovës (AUV).
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdonë ta monitorojë me kujdes situatën
epidemiologjike dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për
parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen
me kohë për çdo ndryshim eventual./Kosova.info/
