Krasniqi: Kurti e mbajti peng vendin 9 muaj, por s’arriti dot “Qeverinë Kurti 3”

Profesori dhe analisti politik Milazim Krasniqi ka ironizuar me situatën politike dhe dështimin e formimit të qeverisë së tretë nga Albin Kurti duke thënë se kryeministri në detyrë “e ka dorëzuar.”

“Albin Kurti tukaka dorëzue. Nuk paska Kurti 3. Qysh thotë vetë Kurti, ky është ‘sukses katastrofal’,” ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se Kurti e mbajti peng vendin për nëntë muaj pa rezultat duke ironizuar me llogaritjet e tij politike: “E mbajti peng vendin nëntë muaj dhe prapë pati sukses të mos ketë qeveri Kurti 3. Llogarinë e ka bërë gabim, si atë detyrën në atë shkollën e Podujevës.” /Kosova.info/


Go to TOP