Behramaj: Kurti po përpiqet të kopjojë Thaçin, por ai mbetet lider historik i pakrahasueshëm

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sjelljeve dhe deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti duke e akuzuar atë se po tenton të bëhet “lider historik” përmes imitimit të Thaçit.

“Albin Kurti po tenton të bëhet ‘lider historik’ duke e kopjuar zyrtarisht Hashim Thaçin. Hashim Thaçi është lider historik, ndërsa ky e ka vetëm dëshirën të jetë,” ka deklaruar Behramaj.

Sipas tij, vetë fakti që Kurti është në pozitën aktuale lidhet me mungesën e Thaçit në skenën politike. “Madje, edhe ky që është sot, Kurti është për shkak të mungesës së atij. Hashim Thaçi ka lënë gjurmë. Albin Kurti lë vetëm përshtypje,” ka përfunduar Behramaj. /Kosova.info/


Go to TOP