Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se përmirësimi i sigurisë publike dhe rritja e pranisë policore në zonat urbane e rurale mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit që ai udhëheq.

“Sot, më shumë se kurrë, jemi të përkushtuar që qytetarët të ndihen të sigurt në çdo cep të vendit. Po punojmë me përkushtim për të ngritur kapacitetet profesionale të Policisë së Kosovës dhe për të siguruar pajisje moderne që rrisin efikasitetin e punës,” theksoi Sveçla.

Ai shtoi se bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet e sigurisë është thelbësor për ruajtjen e rendit dhe parandalimin e krimit duke nënvizuar se Prishtina dhe qytetet tjera të vendit po përfitojnë nga investimet në infrastrukturën policore dhe sistemet e monitorimit publik. /Kosova.info/


Go to TOP