Trajneri Thaçi optmist para ndeshjes së Prishtinës me Gjilanin
Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, është shprehur optimist para përballjes së nesërme ndaj Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës.
“Besojmë në rikuperimin e mjaftueshëm të lojtarëve për ndeshjen e nesërme. Presim një ndeshje interesante dhe jam shumë optimist, bazuar në atë që futbollistët kanë treguar gjatë stërvitjeve”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar se skuadra është e motivuar për të vazhduar serinë pozitive: “Fitorja do të na jepte një mundësi tjetër për të vazhduar serinë. Shpresojmë në mbështetjen e tifozëve, sepse ata janë forca jonë shtesë”, është shprehur tekniku malishevas.
Aktualisht, Prishtina kryeson tabelën e Superligës me njëzet e pesë pikë, ndërsa Gjilani ndodhet në vendin e fundit me njëmbëdhjetë pikë.
