Arsenal pa Saliba dhe Martinelli kundër Brighton

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka konfirmuar se për shkak të lëndimeve mbrojtësi William Saliba dhe sulmuesi anësor Gabriel Martinelli do të mungojnë në ndeshjen e së mërkurës kundër Brighton & Hove Albion në kuadër të (EFL Cup.

“Topçinjtë”, që kanë fituar dy herë Kupën e Ligës, (herën e fundit më 1993, do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e mirë kur të presin Brighton.

Arteta ka thënë se Saliba nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Brighton, por nuk ka dhënë afat për kthimin e tij. Për Martinellin, ai është shprehur se do të bëhen teste shtesë për të kuptuar shkallën e lëndimit.

“Fjala ‘i qetë’ nuk ekziston në futboll”, ka thënë Arteta me humor, duke shtuar se skuadra do të menaxhojë me kujdes lojtarët.


Go to TOP