Basti mes Milazim Gashit dhe Tomë Gashit: Albin Kurti nuk do të jetë më Kryeministër

Një debat i pazakontë publik ka ndodhur mes zëvendësministrit të Mbrojtjes, Milazim Gashi, dhe avokatit Tomë Gashi, lidhur me të ardhmen politike të Albin Kurtit. Në një komunikim që është bërë viral në rrjetet sociale, Milazim Gashi ka deklaruar se “Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër” duke i shprehur madje “ngushëllime” avokatit Tomë Gashi, i njohur për mbrojtjen e zjarrtë të liderit të Vetëvendosjes.

“Te departamenti i mbrojtjes dhe te inteligjenca amerikane, ata nuk e shohin si lider dikë që ka qenë i burgosur në një shtet armik. Nuk e faturojnë dhe nuk i besojnë. Mund të fitojë prapë Vetëvendosja, por Albin Kurti kryeministër jo,” ka deklaruar Milazim Gashi.

Në anën tjetër, avokati Tomë Gashi ka reaguar me bindje se “Albin Kurti do të jetë kryeministër edhe për shumë mandate të tjera” duke e cilësuar parashikimin e zëvendësministrit si “wishful thinking politik”.

Megjithatë, zhvillimet e fundit politike duket se kanë dhënë të drejtë zëvendësministrit Gashi, pasi të dielën është konfirmuar se Albin Kurti nuk do të jetë më në postin e kryeministrit.


Go to TOP