Deputetë nga LDK-ja: Nuk ka asnjë ndryshim, s’kemi votë për Kurtin

Dy deputetë të zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Krenar Xhaferi dhe Alban Zogaj, thanë se nuk presin të formohet qeveria e re në seancën e sotshme.

“LDK-ja ka pasë qëndrim konsistent që nga fillimi. Ne kemi një mbledhje të grupit paralementar, por ska asgjë të re. Kryeministri ka thënë që provomëni, ta provojmë sot në Kuvend”, tha Tahiri, para se të hynte në Kuvndin e Kosovvës.

Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe kolegu i tij nga LDK-ja, Alban Zogaj.

“Nuk kemi votë për qeverisjen Kurti, as si partner. Nuk ka marrëveshje politike. Po shkojmë të votojmë, por kemi votë kundër”, tha Zogaj, duke shtuar se nuk besojmë që do të ketë votë pro nga asnjë deputet i LDK-së.


Go to TOP