Renditja në Superligë pas 9 javësh, ekipet e kryeqytetit në fillim e fund të renditjes

Kanë  përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina po vazhdon me fitore teksa tani ka 22 pikë në vendin e parë , katër më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

Përkundër humbjes, Dukagjini është  ende i treti me 14 pikë, aq sa ka edhe Drita në  vendin e katërt.

Drenica është e pesta me 11 pikë, e pasuar nga Llapi, Malisheva, Gjilani e Ferizaj me nga 10.

Në fund është Prishtina e Re me shtatë pikë gjithsej.

Go to TOP