Refuzohet ankesa e Iniciativës Qytetare për Skenderaj kundër PZAP-së

Kolegji i Gjykatës Supreme, ka njoftuar se ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Iniciativa Qytetare për Skenderaj (kandidati Sokol Halili) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.54/2025, të datës 26 shtator 2025.

Gjykata Supreme e ka vlerësuar si të drejtë dhe të bazuar vendimin e PZAP-së, që kishte dënuar subjektin politik për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Bëhet e ditur se Kolegji ka konstatuar se gjendja faktike ishte e vërtetuar drejt dhe nuk është shkelur ligji në dëm të subjektit politik, duke refuzuar kështu pretendimet e paraqitura në ankesë.

Go to TOP