Rama: Kombëtarja jonë është zemra e një kombi që rrah me krenari, pasion dhe dashuri
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Rama e ka cilësuar këtë ngjarje si një nder dhe kënaqësi të veçantë duke theksuar rëndësinë që ka Kombëtarja e Kosovës për unitetin dhe krenarinë kombëtare.
“Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të isha pjesë e ceremonisë së dekorimit të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Kombëtarja jonë është zemra e një kombi që rrah me krenari, pasion dhe dashuri. E ardhmja është për ata që e ëndërrojnë dhe që e guxojnë. Ne jemi aty, në zemër të saj,” ka shkruar Rama.
Ceremonia, e zhvilluar në Presidencë, shënoi një moment simbolik për futbollin kosovar duke nderuar mbështetjen e FIFA-s në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës në sportin më të dashur për qytetarët e saj. /Kosova.info/
