Hoxha dhe Hetemi flasin për investime në objektet e policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë, në krye me Driton Hetemi, që është drejtor menaxhues i Fondit.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të dyja palëve për të shikuar mundësinë e përkrahjes së policisë nga ky fond.

Policia e Kosovës thotë se në kuadër të objektivave strategjike ka paraparë edhe avancimin dhe menaxhimin efikas të shërbimeve mbështetëse si dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë përmes investimeve, por edhe përkrahjes së institucioneve përkatëse.

“Qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të PK-së dhe FKEE-së, për të shikuar mundësinë e përkrahjes së policisë nga ky fond me qëllim përmirësimin e efiçiencës së energjisë në objektet e Policisë së Kosovës përmes projekteve të përbashkëta. Policia e Kosovës në kuadër të objektivave strategjike ka paraparë edhe avancimin dhe menaxhimin efikas të shërbimeve mbështetëse si dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë përmes investimeve, por edhe përkrahjes së institucioneve përkatëse”. /Kosova.info/


Go to TOP