Kek: T`i mundim Kosovën e Zvicrën nëse duam të shkojmë në Botëror
Selektori i Sllovenisë, Matjaz Kek, ka theksuar se dy ndeshjet e tetorit në kualifikimet për Botërorin 2026 kundër Kosovvs dhe Zvicrës janë vendimtare për rrugëtimin e ekipit.
Ai ka mbajtur të mërkurën një konferencë pvr shtyp pas publikimit të listës së lojtarëve për këto dy ndeshje.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 10 tetor, ndërsa tre ditë më vonë, më 13 tetor, Sllovenia do të presë Zvicrën në Ljubljanë.
“Me gjithë respektin për Kosovën dhe Zvicrën… këto ndeshje duhet t’i fitojmë nëse duam të arrijmë diçka më shumë”, ka thënë Kek.
Ai ka shtuar se është e domosdoshme që ekipi të tregojë nivel të lartë dhe t’i shmangë gabimet e ndeshjeve të shtatorit.
Kek ka vënë në dukje se rezultatet e mëparshme ndaj Suedisë dhe Zvicrës e kanë vendosur ekipin në një situatë të vështirë, dhe se përgatitja dhe qasja e lojtarëve do të jenë thelbësore për të marrë pikët e nevojshme.
Ai gjithashtu e ka bërë të qartë se, pavarësisht mungesave të disa lojtarëve për shkak të lëndimeve ose vendimeve të tjera, ai beson te ekipi dhe se lojtarët do të japin maksimumin për të dhënë performancë të denjë në këto duele vendimtare.
LISTA E PLOTË E SLLOVENISË:

