Rodri: Kualifikimi në ‘Champions’ ishte si të fitonim trofe

Viti i fundit ka qenë një periudhë plot sfida për mesfushorin spanjoll, Rodrigo Hernandez Cascante – i njohur si Rodri.

Nga një lëndimi i rëndë në gju më 22 shtator 2024, deri te marrja e ‘Topit të Artë’ me paterica një vit më vonë, lojtari i Manchester Cityt ka kaluar një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Mungesa e tij ndikoi dukshëm te “Qytetarët”, të cilët përjetuan një sezon të dobët nën drejtimin e Pep Guardiolës.

City u eliminua herët nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa Carabao, ndërsa humbi edhe finalen e Kupës FA ndaj Crystal Palace.

“Vitin e kaluar, ata bënë një përpjekje të madhe për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve dhe ishte si të fitonin një titull. Jam i sigurt se kjo përpjekje do të na shërbejë mirë në të ardhmen dhe shpresojmë që ky vit të jetë ndryshe”, tha Rodri për ‘MARCA’.

Edhe pse ende nuk është në kulmin e tij, mesfushori tashmë po rikthen ndikimin e madh në lojën e Cityt. Nga fillimi i sezonit, vetëm pesë futbollistë kanë luajtur më shumë minuta se ai.

“Ne të gjithë e dimë se sa shumë ndryshim bën ai dhe sa i rëndësishëm është për ekuilibrin tonë, kështu që është mirë për të gjithë. Jemi shumë të lumtur ta shohim që, pak nga pak, po rifiton formën e tij më të mirë”, deklaroi mbrojtësi Ruben Dias pas ndeshjes së fundit kundër Arsenalit. 


Go to TOP