Benjamin Kurti thotë se u kërcënua nga Ramiz Lladrovci: “Mos ma përmend emrin se ta jap një flakareshë”
Benjamin Kurti, ka deklaruar se se është kërcënuar nga ish-kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Sipas tij, rasti ka ndodhur në ambientet pranë studios së televizioni, menjëherë para nisjes së debatit gjatë ditës së djeshme.
Ai tha se kërcënimin e lidh me qëndrimet kritike që ai ka shprehur më herët ndaj Lladrovcit, përfshirë akuzën se ish-kryetari ka bërë “fushatë parazgjedhore” duke u lidhur me emrin e ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Para pak minutave, para se të hynim në studio… pata një kërcënim nga ish-kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. I njëjti me sjellje arrogante, për shkak që unë e kam kritikuar atë në emisonin e juaj këtu, që kam thënë që i njëti ka bërë fushatë parazgjedhore me emrin e Sami Lushtakut, me ndaloi atu dhe tha; ‘Mos ma përmend emrin se ta jepi një flakareshë ose diçka e tillë’. Unë po e ndjej si kërcënim dhe po e shfryëtëzoj rastin që të njoftoj policinë”, deklaroi ai dje gjatë një paraqite në“Krejt n’Debat” në RTV Dukagjini.
