Gjinovci: Protesta në Hagë vetëm për konsum të brendshëm, pa efekt real atje
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar lidhur me protestën e sotme në Hagë duke e cilësuar atë si një veprim të motivuar nga politika e brendshme në Kosovë. Sipas tij, protesta nuk ka asnjë ndikim real në proceset që po zhvillohen në Gjykatën Speciale.
“Protesta e sotme në Hagë është thjesht për konsum të brendshëm në Kosovë në rast zgjedhjesh, kurrfarë efekti nuk ka atje, përveç që e dëshmon edhe njëherë që ajo gjykatë s’kish mujt me funksionu në Kosovë,” ka shkruar Gjinovci.
Ai thekson se veprimet e tilla shërbejnë më shumë si instrument politik për opinionin kosovar, sesa si mjet për të ndikuar në drejtësi ndërkombëtare. /Kosova.info/
