“Është gënjeshtër”, presidentja Osmani: Mbrojtja ime e afërt nuk e ka arrestuar gazetarin është gënjeshtër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani komentoi ngjarjen e djeshme ku kameramani i Paparacit, Jetmir Muji u arrestua pasi xhiroi xhipat e mbrojtjes së afërt të Osmanit.
Sipas saj, mbrojtja e afërt nuk e ka arrestuar kameramanin dhe se kjo është gënjeshter.
Ajo tha se kameramani po xhironte në një vend ku është i ndaluar xhirimi dhe se është dashur të prisnin deri sa kameramani të largohej nga hapësirat e shkollës ku vajzat e presidentes po mbanin mësim, që të dilnin nga shkolla./Kosova.info/
