I afërti i Kurtit një muaj më parë u bë drejtor, sot me aktakuzë për 125 mijë euro dëme ndaj shtetit

Në aktakuzën për dëme mbi 125 mijë euro shtetit, ndaj kryeshefit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujkës, është i përfshirë edhe Hysen Muzliukaj.

I njëjti vetëm pak javë më parë, ishte emëruar nga qeveria në detyrë aktuale, si drejtor në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

I gjithë ky zhvillim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme se s’mund të merren vendime nga qeveritarët, deputetë të kësaj legjislature ende të pakonstituuar plotësisht.

Mbi emërimin e Muzliukajt si drejtor, reaguan edhe nga Organizatat joqeveritare të Kosovës.

Mujka, bashkë me ish-drejtorin e Drejtorisë për Gjeodezi në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj, akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e cila bie nën kapitullin e veprave të ndërlidhura me korrupsionin.

Mujka dhe Muzliukaj akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në periudhën e qeverisjes së Komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje.


Go to TOP