Muçi kalon te Trabzonspor nga Besiktas 

Mesfushori shqiptar, Ernest Muçi, është transferuar nga Besiktas te Trabzonspor në formë huazimi me të drejtë blerje.

Sipas marrëveshjes, njvzet e dy vjeçari do të luajë te Trabzonspor gjatë sezonit 2025/26, me të gjitha kostot që do të mbulohen nga klubi i ri. Për huazimin e tij, Trabzonspor do t’i paguajë Besiktasit 1 milion euro + TVSH në tri këste.

Në rast se aktivizohet opsioni përfundimtar i blerjes, Trabzonspor do të derdhë edhe 8.5 milionë euro + TVSH në pesë këste të ndara. Kontrata e Muçit është e parashikuar në formulën 1+3 vite, që nënkupton një vit huazim dhe mundësi vazhdimi edhe për tri sezone të tjera.

Pas finalizimit të procedurave, Muçi ka nënshkruar zyrtarisht kontratën dhe ka pozuar me fanellën e Trabzonspor.


Go to TOP