Hoti: Respekt e mirënjohje për Policinë, por shteti po dështon të garantojë kushte dhe siguri për pjesëtarët e saj

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shprehur respekt dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj Policisë së Kosovës, të cilën e ka cilësuar si institucion simbol dhe identitar të Republikës së Kosovës.

Ai u përul me mirënjohje para policëve që kanë rënë në krye të detyrës dhe atyre që janë lënduar duke mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Megjithatë, Hoti shprehu shqetësim se, edhe pas kaq vitesh, shteti ende nuk ka arritur të garantojë mbrojtjen e nevojshme për pjesëtarët e këtij institucioni, përfshirë sigurimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës, si dhe një pension dinjitoz, të parakohshëm e të rregullt.

Ai theksoi se është e papranueshme që policisë t’i mungojnë kushtet dhe mjetet adekuate për punë, siç janë shujta e rregullt dhe e plotë, veshmbathja cilësore për verë e dimër, transporti i përshtatshëm, si dhe veturat e nevojshme për shërbim. /Kosova.info/


Go to TOP