Prokuroria Speciale me aksion, “goditen” fajdexhitë në Prishtinë
Një aksion i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në Prishtinë me autorizim të Prokurorisë Speciale.
Aksioni thuhet se është duke u zhvilluar kundër fajdesë dhe shpëlarjes së parave.
Në vazhdën e aksionit të Policisë janë kryer edhe disa bastisje në vendbanimet e personave të dyshuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka njoftuar se aksioni është realizuar mbi dyshimet për veprat penale “Fajdeja” dhe “Shpëlarja e Parave”, raporton Kallxo, transmeton Kosova.info.
