Gjykata Kushtetuese pranon ankesën e Listës Serbe, por pa përdorimin e termit “Kuvendi i Prishtinës”

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ankesën e Listës Serbe për procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, nuk e ka përdorur termin “Kuvendi i Prishtinës”, siç ishte përmendur në njoftimin publik të partisë.

Lista Serbe kishte njoftuar në rrjetet sociale më 30 gusht 2025 se kishte dorëzuar ankesë për procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komuniteti serb gjatë seancës konstituive të Kuvendit. Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, konfirmoi se kërkesa është pranuar dhe po procedohet, por pa përmendur termin “Kuvendi i Prishtinës”.

Kryeparlamentari Dimal Basha, gjatë seancës për zgjedhjen e nënkryetarëve serbë, ndau procesin e votimit për komunitetet e ndryshme. Megjithatë, nëntë deputetët e Listës Serbe nuk morën shumicën e votave, ashtu siç nuk mori vota edhe deputeti serb jashtë këtij grupi, Nenad Rashiq.

Pavarësisht dështimit për të zgjedhur një nënkryetar nga komuniteti serb, Basha shpalli të konstituar Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP