Bislimi takon ministrin francez Haddad: Integrimi evropian, dialogu dhe Prishtina 2030 në qendër të bisedës
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në margjina të takimeve në Kopenhagë, bashkëbisedoi edhe me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.
Tema e diskutimit ishte integrimi evropian i Kosovës, ku zëvendëskryeministri theksoi objektivat dhe synimet kryesore në këtë rrugëtim dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për avancim.
Pjesë e bisedës ishte edhe organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe përgatitjet që po zhvillohen për mbajtjen e kësaj ngjarjeje.
Me ministrin Haddad, zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi edhe mbi procesin e dialogut dhe zhvillimet në rajon. /Kosova.info/
