Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin me turne futbolli në Obiliq

Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të Policisë së Kosovës, sot në Sallën e Sporteve “Adem Jashari” në Obiliq u mbajtën garat në futboll të vogël me pjesëmarrjen e 16 ekipeve policore nga departamente dhe drejtori të ndryshme.

“Ky aktivitet është dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe frymës sportive që karakterizon Policinë e Kosovës,” tha drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, gjatë hapjes së turneut.

Ndeshjet u zhvilluan me sistem eliminimi, duke ofruar, siç njofton Policia, “spektakël sportiv me adrenalinë të lartë”.

Rezultatet e turneut:

Vendi i parë: Drejtoria Rajonale – Prishtinë

Vendi i dytë: Departamenti i Policisë Kufitare

Lojtari dhe golashënuesi më i mirë: Egzon Abazi (DRP Prishtinë)

Portieri më i mirë: Skender Ismajli (Departamenti i Policisë Kufitare)“

Policia e Kosovës falënderon referët për drejtësinë e treguar dhe Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore për kujdesin gjatë aktivitetit,” thuhet në komunikatë.

Turneu u organizua nga Këshilli Organizativ me mbikëqyrjen e Shoqatës së Sportit të Policisë së Kosovës. “Ky aktivitet afirmon shkathtësitë profesionale të pjesëtarëve të PK-së dhe forcon disiplinën, frymën sportive e bashkëpunimin brenda organizatës,” ka theksuar Policia.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e profesionalizmit dhe afrimin me komunitetin përmes aktiviteteve kulturo-sportive,” përfundon njoftimi.

Go to TOP