Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin para të gatshme, stoli dhe armë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij janë vjedhur para të gatshme, stoli, armë zjarri me një karikator me 9 fishekë të cilën e kishte me lejë.

Për rastin është njoftuar prokurori.

“Gjakovë 27.08.2025-23:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur para të gatshme, stoli/ bizhuteri, një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë të cilën e kishte me leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP