​Policia gjen municion në Prizren, sekuestrohen nga njësia e forenzikës

Njësia patrulluese e Prizrenit ka gjetur municion në afërsi të kufirit, njofton Policia e Kosovës.

Njësia e Forenzikës ka sekuestruar 59 fishekë të armës automatike AK 47.

“Prizren / 26.08.2025 – 10:15. Raportohet se nga njësia patrulluese e kufirit janë gjetur në afërsi të kufirit 59 fishekë të armës automatike AK 47 që janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në Mitrovicën e Veriut është raportuar një vdekje e dyshimtë, ku një person është gjetur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është raportuar dje në orën 14:25. 


Go to TOP