Aksident mes dy automjetesh në Klinë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Gllarevë të Klinës.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur mes një kombi-busi me rimorkio dhe një veture.


Go to TOP