​Kurteshi pyetet për ndarjen e 300 mijë eurove Listës Serbe, e quan gazetarin të paedukatë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi nuk ka pranuar që t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për sa i përket certifikimit të Listës Serbe dhe vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili përmes vendimit të këtij kërkoi certifikimin e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kurteshi pas mbledhjes së sotme të KQZ-së tha se nuk flet me medie për këtë çështje.

I pyetur nga një gazetar se “pse në vitin 2023 kanë vendosur që të ja ndaj 300 mijë euro Listës Serbe”, ai e ka quajtur gazetarin në fjalë të pa edukatë.

Kurteshi: Sa i paedukatë

“Sa i paedukatë”, u shpreh ai.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve anëtari i saj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi në hyrje të mbledhjes vendosi mbishkrimin “Po pluralizmit, jo terrorizmit”. Ky veprim i Krasniqit erdhi pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Gjatë kësaj mbledhje, me qëllim të përmirësimit të listave votuese, u miratua edhe largimi i 1 mijë e 514 personave të vdekur.


Go to TOP