Anton Quni pritet nga Papa Leo XIV, dhuron pikturën e Ibrahim Rugovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është mirëpritur në një audiencë private nga Shenjtëria e Tij, Papa Leo XIV.

Takimi u cilësua si një përvojë e veçantë shpirtërore dhe frymëzuese, ku u shkëmbyen mesazhe të urtësisë dhe të paqes, duke theksuar rëndësinë e vlerave universale të respektit, solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor.

Në shenjë respekti, Quni i dhuroi Papa Leo XIV një pikturë të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova – figurë e vizionit, paqes dhe udhëheqjes së urtë të popullit kosovar.

LDK e ka vlerësuar lart këtë takim, duke e cilësuar si një mundësi të rrallë që pasqyron përkushtimin e saj ndaj vlerave humane, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të lidhjeve me institucionet më të larta shpirtërore në botë. /Kosova.info/


Go to TOP