Xhaferi: Asnjëherë s’kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot, Murati duhet të largohet nga politika

Deputeti i LDK-së dhe ish Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Xhaferi tha se vota e tij kundër ishte e merituar duke e cilësuar Muratin si person që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës për vite me radhë, ka penguar zhvillimin ekonomik të vendit dhe ka nxitur përçarje politike.

“Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike,” ka deklaruar Xhaferi.

Ky qëndrim i tij vjen në vazhdën e kritikave të shumta nga opozita ndaj politikave të ministrit Murati, të cilin e akuzojnë për bllokime sistematike dhe menaxhim joefikas të financave publike. /Kosova.info/


Go to TOP