Gjenden mbetje eshtërore në Klinë
Njësitet policore në koordinim me IML kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999.
Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme.
PERSON I ZHDUKUR
“Klinë / 1998-1999. Njësitet policore në koordinim me IML-në dhe institucionet kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore të cilat dyshohet se përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
