Syla: Kurti po synon të vendosë në krye të Kuvendit një figurë që dërgon sinjal negativ në Hagë për UÇK-në

Gazetari dhe diplomati Donat Syla ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, duke e krahasuar sjelljen e dy ministreve aktuale të kabinetit qeveritar.

Ai tha se ndryshe nga Albulena Haxhiu, e cila ka fyer në Parlament, Donika Gërvalla ka dorëzuar dosje kundër prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas Sylës, kryeministri Albin Kurti po synon me çdo kusht të vendosë në krye të Kuvendit një figurë politike që dërgon sinjal tek kjo gjykatë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij nuk kanë asnjë përkrahje nga institucionet e Kosovës.

“Për më shumë, mund të shihni prononcimin tim në prill të këtij viti,” ka theksuar Syla. /Kosova.info/


Go to TOP